LDK dhe Nisma bashkë në fushatë në Fushë Kosovë
Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar takim me aktivistë të NISMA-s, ku u diskutua për mobilizimin dhe organizimin në kuadër të fushatës elektorale.
“Sonte, së bashku me aktivistët e NISMA-s, biseduam për mobilizimin e madh që na pret. Vazhdojmë me takimet tona dhe organizimin e pandalshëm për fitoren që e meritojmë”, ka shkruar Osmani.
Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi, duke treguar përforcimin e aleancës midis strukturave lokale të LDK-së dhe NISMA-s në këtë komunë./IndeksOnline/

