75 Mall Live Search
22:58 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / Gj Sh

Drita shkruan historinë, shënon fitoren e parë në Conference League

Skuadra e Dritës ka shkruar historinë në Conference League, pasi ka shënuar fitoren e parë në fazën e ligës.

Kampioni i Kosovës nuk di për humbje deri më tani, ku pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, sonte shënoi fitore në udhëtim ndaj skuadrës irlandeze, Shelbourne, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e fitores e shënoi futbollisti Almir Ajzeraj, në minutën e 57-të.

Drita tashmë ka pesë pikë të grumbulluara në tre ndeshje, duke u renditur në vendin e 14-të.

Ndeshjen e ardhshme në Conference League, skuadra gjilanease e luan në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër skuadrës shqiptare nga Maqedonia, Shkëndija, me 28 nëntor./IndeksOnline/