75 Mall Live Search
08:10 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / Z S

Daut Haradinaj për balotazhet: Pres një rezultat bindës të AAK-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj në “Politiko” komentoi zgjedhjet lokale dhe ato që do të mbahen me 9 nëntor për raudin e dytë.

Haradinaj tha se kanë pritur që të dalin pa balotazh në disa komuna, por që e respoktojne edhe balotazhin.

“Kemi pritur që do të dalim pa balotazh në disa komuna, por kështu është demokracia pavarësisht shkëputjes minimale të votave në shumë komuna, dhe tash jemi prap në balotazh dhe duhet ta respektojme dhe të bëjmë garë për me marrë më të mirën”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj tha se deri të dielën në darkë, fokusi do të jetë- zgjedhjet nëpër komuna./Indeksonline/