Heroi? “Babai im”/ Granit Xhaka për Ragipin: U largua nga vendlindja për ne, për fëmijët e tij!
Granit Xhaka është një prej lojtarëve më të përfolur gjatë këtij sezoni në Premier League.
Së fundmi, ylli i Kombëtares së Zvicrës u pyet nga “admini” i Sunderlandit në lidhje me heroin e tij, shkruan Indeksonline
Xhaka si hero e sheh babain e tij, Ragipin. E kjo është arsyeja:
“Babai im, për shumë arsye. Ai nuk kishte jetë të lehtë. U largua nga vendlindja e tij, që ne, fëmijët të kishim një jetë më të mirë”, u shpreh Xhaka
Kujtojmë që lojtari shqiptar këtë javë shënoi golin e parë me fanellën e Sunderlandit në Premire League dhe është një prej lojtarëve më të mirë në ligë./Indeksonline/

