75 Mall Live Search
14:59 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / Z S

Haziri: S’kemi patur asnjë ftesë dhe as takim me Konjufcën

Nënkryetarja e Kuvendit njëherësh një nga figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është shprehur e bindur se Glauk Konjufca do t’a formojë qeverinë.

Haxhiu ka thënë se Konjufca është person unifikues dhe i dyti më i votuar në vend.

“Konjufca është person unifikues, i dytë më i votuari në vend, dhe propozimi ynë ka ardhur për të shmangur një krizë të re politike. Ne kërkojmë votimin e buxhetit dhe një qeveri të përkohshme, para se vendi të shkojë sërish në zgjedhje”, tha Haxhiu në A2CNN.

I mandaturi i dytë nga LVV-ja, Glauk Konjufca, ka 15 ditë nga momenti i mandatimit për të siguruar votat e nevojshme për krijimin e Qeverisë.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar për “Gazeta Blic” se nuk kanë patur asnjë ftesë për takim apo takim me Konjufcën.Kështu tha nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri.

“Jo, nuk kemi patur ftesë për takim dhe as takim” tha shkurt Haziri për “Gazeta Blic”.Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë patur të njëjtën përgjigje.

Sekretarja e Përgjitshme e kësaj partie, Vlora Çitaku, tha se nuk kanë patur asnjë ftesë por edhe po të kishin përgjigja do të ishte ‘jo’ për një bashkëpunim të mundshëm.“Jo nuk kemi asnje ftese, dhe edhe po te kishim, përgjigja është jo” deklaroi Çitaku.