Befason trajneri i Marokos: Achraf Hakimi do jetë me ne në Kupën e Afrikës
Trajneri i Kombëtares së Marokos, Regragui ka befasuar me deklaratën e fundit për mbrojtësin, Achraf Hakimi.
Hakimi pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e Champions League ndaj Bayern Munchen, shkruan Indeksonline
Mbrojtësi i PSG-së u lëndua në kyçin e këmbës dhe pritet të mbetet jashtë fushave për më shumë se gjashtë jave.
Në dhjetor fillon Kupa e Afrikës, dhe trajneri i Marokos thotë se Hakimi do të jetë pjesë e ekipit.
“Hakimi do të jetë me ne, ose në fushë, ose jashtë saj. Nëse ka ndonjë lojtar që mund të rikthehet shpejt, është pikërisht Hakimi. Dhe sigurisht, ne do të luajmë me të nëse është 100 përqind gati”, u shpreh trajneri i Marokos.
/Indeksonline/

