Gabriel Jesus rikthehet në stërvitje pas tetë muajsh, duket i lumtur
Arsenali ka marr lajme të mira në momentin më rëndësishëm të kampionatit.
Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus është rikthyer në stërvitje, pas plot tetë muajsh, shkruan IndeksOnline.
28-vjeçari u lëndua në ndeshjen ndaj Manchester United në FA Cup në muajin janar, ku këputi ligamentet e gjurit, apo sic njihet ndryshe, ACL.
Mungesa e Gabriel Jesus u vërejt shumë gjatë sezonit të kaluar, ku ”Topçinjtë” ishin nq garë për titullin e Kampionit.
Rikthimi i tij do ti jap forcë Arsenalit, pasi aktualisht është lidere e tabelës në Premierligë./IndeksOnline/


