Alvarez për interesimin e Barcelonës dhe PSG-së: Jam i përqendruar te Atlético
Julian Alvarez është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Atletico Madridit.
Argjentinasi, i cili po shkëlqen këtë sezon, po lidhet me një largim në verën e ardhshme.
Klubet si Barcelona dhe PSG janë ato të cilat po luftojnë për nënshkrimin e argjentinasit.
Alvarez, në një intervistë për “L’Equipe” foli edhe për interesimin e këtyre dy skuadrave për të.
Sinqerisht, nuk e di. Shoh çfarë thonë njerëzit në rrjetet sociale. Në Spanjë, njerëzit flasin shumë për mua dhe Barcelonën. Jam i përqendruar te Atlético dhe do ta rishikojmë në fund të sezonit”, tha Alvarez.
Alvarez, këtë sezon numëron 9 gola në 14 paraqitje dhe është i dyti në listën e top-golashënuesve në La Liga./IndeksOnline/

