Asllani në bankë rezervë, për gol përkujdeset Albian Hajdari / Mbrojtësi kosovar shënon të parin për Hoffenheim
Skuadra e Hoffenheim është duke fituar 2:1 ndaj RB Leipzig në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Bundesliga.
Golin për 1:1 e shënoi Albian Hajdari, shkruan Indeksonline
Hajdari shënoi golin e tij të parë me fanellën e klubit gjerman. Ai realizoi në minutën e 20’të pas asistit nga Burger.
Kujtojmë që sot në bankë rezervë është lënë Fisnik Asllani. Kurse nga minuta e parë ka startuar edhe Leon Avdullahu./Indeksonline/
Albian Hajdari 20'
— Footy goals (@goals_foooty) November 8, 2025
Bundesliga | 🇩🇪 Hoffenheim 1-1 RB Leipzig
pic.twitter.com/0Tvg4aXMre

