Peci pengohet teksa deklarohet për media: Sot ditë feste, të respektohet heshtja
Kandidati i Listës Guxo për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, pas votimit ka bërë thirrje që sa më shumë të dalën dhe të ushtrohet e drejta e votimit.
Ai teksa ishte duke dhënë deklaratë për media, është penguar nga një brohoritje e qytetarëve, pa çka kërkoi që deklarimin ta bëjë nga fillimi.
“Sot është një ditë feste unë do të thoja, për shkak se si e tillë duhet të kuptohet nga të gjithë qytetarët dita e zgjedhjeve. Zgjedhjet komunale janë të rëndësishëm sepse afektojnë direkt jetën dhe cilësinë e qytetarit të Mitrovicës, dhe gjitha komunave të Kosovës. Mendoj që Kosova ka krijuar standard demokratik të organizimit të zgjedhjeve posaçërisht prej vitit 2014 e këndej dhe një traditë e praktikë e tillë pozitive duhet me u shoqëru me një numër më të madh të qytetarëve që dalin për të votuar. Mesazhi im është që masovikisht të dalin në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre”, tha ai.

