Rui Costa rizgjidhet president i Benficas
Ish-legjenda e Milanit dhe Portugalisë, Manuel Rui Costa është rizgjedhur si president i Benficas.
Skuadra portugeze regjistroi një pjesëmarrje historike me votën e 93,081 anëtarëve, shkruan IndeksOnline.
Rui Costa, është rizgjedhur si drejtor i klubit të Lisbonës pasi mori 65.89% të votave.
Kundërshtarit i tij, João Noronha Lopes, grumbulloi 34.11% të votave.
“Vullneti i shprehur sot pa mëdyshje nga anëtarët tregon rrugën përpara së bashku, duke forcuar frymën kolektive dhe gjithmonë duke e vendosur Benfikën tonë në qendër të veprimeve tona”, deklaroi Rui Costa pasi morri besimin e shumicës së anëtarve./IndeksOnline/

