75 Mall Live Search
16:05 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / P M

Voton Sokol Haliti: Dilni edhe ju, sepse e ardhmja ndërtohet prej nga secili prej nesh

Kryetari i Vitisë, i cili po garon edhe për një mandat në krye të qytetit të vogël në juglindje të vendit, ka votuar.

Sokol Haliti u bëri thirrje qytetarëve përmes një postimi në Facebook që të dalin e të votojnë.

“Në mëngjesin e sotëm, të qetë e plot shpresë, bashkë me familjen tonë e përfunduam detyrën tonë qytetare me besim e përkushtim. Çdo votë është zëri ynë për të ardhmen që duam. Dilni dhe ju, votoni me zemër, sepse e ardhmja ndërtohet nga secili prej nesh!”, shkroi ai.