Pjesëmarrja në Prishtinë deri në orën 17:00 mbi 35%
Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kryeqytet kanë votuar 78 mijë e 278 qytetarë nga gjithsej 222 mijë e 418 sa janë të regjistruar në listën e votuesve.
Nga 268 vendvotime, deri në këtë orë janë procesuar 264, që përfaqësojnë 98.51 për qind të të gjitha vendvotimeve në territorin e komunës së Prishtinës.
Procesi zgjedhor po zhvillohet qetë dhe pa ndonjë incident të raportuar, ndërsa pritet që në orët e fundit para mbylljes të ketë një rritje të pjesëmarrjes.
KQZ do të vazhdojë me përditësimet periodike për pjesëmarrjen dhe më pas me publikimin e rezultateve preliminare të raundit të dytë për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Të gjitha të dhënat mund të ndiqen në platformën zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: [https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/](https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/)

