Pjesëmarrje e lartë e votuesve në Obiliq deri në ora 17:00
Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë përditësimin e të dhënave të pjesëmarrjes së votuesve deri në ora 17:00.
Deri në këtë orë pjesëmarrje goxha e lartë e votuesve është parë në Komunën e Obiliqit, raporton IndeksOnline.
11 mijë e 243 qytetarë kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar apo kthyer në përqindje është mbi 42 përqind.
Të drejtë vote në këtë komunë kanë 26 mijë e 210 qytetarë.
Kujtojmë në që garë për balotazh janë kandidati LDK-së, Xhafer Gashi dhe ai i Vetëvendosjes, Halil Thaçi. /IndeksOnline/


