75 Mall Live Search
19:14 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / B XH

Abdixhiku: Uroj Ramën për fitoren

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka festuar me një atmosferë të zjarrtë në Prishtinë, pas prezantimit të Exit Poll-eve për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kandidati për kryetar të kësaj komune, Përparim Rama mori duartrokitje të shumta nga aktivistë e anëtarë të LDK-së.

Mes tjerash, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Ramën për fitore.