Numëron 100% të votave, Bali Muharremi fiton edhe një mandat në Suharekë
Bali Muharremi është shpallur fitues në Suharekës pas numërimit të 100% të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Muharremi ka marrë 11 mijë e 640 vota apo 55,60%, ndërsa kandidati i LDK-së, Ardian Shala ka marrë 9 mijë e 295 vota apo 44,40%.
Me këtë rezultat, kandidati i AAK-së Bali Muharremi ka arritur që të fitojë edhe një mandat në krye të Suharekës. /IndeksOnline/


