75 Mall Live Search
08:33 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / S Z

Arrestohet i mituri në Istog, kërcënoi dhe ofendoi policët

Një i mitur është arrestuar në Istog, pasi që derisa ishte ne veturën e tij nuk i është ndalur zyrtarëve policor. Pasi është ndalur ai i ka kërcënuar dhe ofenduar policët.

Me të dyshuarin ishte dhe nëna e tij, e cila i ka penguar zyrtarët policor. Njëri nga policët ka kërkuar dhe tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. 20 qershori, Istog 09.11.2025 – 22:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që më veturën nuk i është ndalur zyrtareve policor dhe pasi është ndaluar ai ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët. Gjatë arrestimit një zyrtar ka pësuar lëndime, ndërsa nëna e të dyshuarit, i kishte penguar zyrtarët policorë. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuaraështë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.