75 Mall Live Search
09:44 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / Z S

Christopher Hill dëshmitari i sotëm në Hagë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot rifillojnë seancat e planifikuara për rastin Thaçi dhe të tjerët.

Pas një ndërprerjeje të shkurtër, anulimi i seancave të mëparshme ishte bërë për shkak të shtyrjes së dëshmisë ish-emisarit special të Amerikës gjatë luftës në Kosovë Christopher Hill.

Sipas kalendarit të gjykatës, dëshmia e Hill do të nisë sot në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në 17:00. 

Seancat pritet të vazhdojnë edhe gjatë tre ditëve të ardhshme, nga ora 09:00 paradite.