Ja sa vota kishin dallim Rama me Çekun në Prishtinë
Përparim Rama mori edhe një mandat në krye të Prishtinës. Por, cili është dallimi mes rundit të parë dhe balotazhit.
Përparim Rama në rundin e parë në Prishtinë kishte pasur 35 mijë e 595 vota apo 33.71%, kurse Hajrullah Çeku 35 mijë e 77 vota apo 33.21%.
Në balotazh, Rama arriti të merrte 46 mijë e 935 vota apo 51.54%, kurse Hajrulla Çeku 44 mijë e 126 vota apo 48.46%.
Ku gjithsej Rama kishte 2 mijë 809 më shumë se Çeku.

