75 Mall Live Search
12:12 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / L A

Befason bashkëlojtari i Rashicës: Sa të është ky trajner, unë s’e veshi më fanelën e Beshiktashit!

Beshiktashi i Milot Rashicës mbrëmë fitoi ndeshjen ndaj Antalyasporit me rezultat 3-1.

Mirëpo fitoren e djeshme e zbehu një deklaratë e fundit nga një lojtar i gjigantit turk.

Komentatori i revistës Socrates, Övünç Özdem, i njohur për afërsinë e tij me Beşiktaş, ndau një informacion të habitshëm në lidhje me lojtarin portugez, Rafa Silvën.

Silva, nuk ishte prezent në fushë në ndeshjen e djeshme, pasi që është i lënduar.

Özdem tha: “Marrëdhënia midis Rafa Silva dhe Sergen Yalçın është prishur plotësisht. Rafa Silva nuk dëshiron të veshë fanellën e Beşiktaş për sa kohë që Sergen Yalçın është në krye. Do ta mohoja me respekt, por e kam këtë informacion”, deklaroi gazetari turk.

Beshiktashi, në Superligën turke gjendet aktualisht në pozitën e 6-të dhe kanë gjithsej 20 pikë./IndeksOnline/