“BBVK” 2025/ Zjarr e plot drama, Ana jep mesazhin e fortë për banorët e rinj
Sezoni i ri i “Big Brother VIP Kosova” po afrohet dhe pritshmëritë janë më të larta se kurrë.
Ish-banorja e “BBVK3”, Ana Ejupi, ka folur për Indeksonlinen, duke zbuluar pritjet e saj për këtë edicion, sfidat që do të përballen banorët e rinj dhe përvojën personale që e ka ndihmuar të rritet në aspektin profesional e personal.

Ajo paralajmëron se ky sezon pritet të jetë “më fire se kurrë”, me shumë emocione, drama dhe karaktere të forta që do ta ndezin shtëpinë më të famshme në Kosovë.
“Unë mendoj se ky vit ka me qenë shumë interesant sa përket sa kam dëgju që ka me pas edhe banorë çka i kom pa në internet, shumë karaktere interesante edhe besoj që ka me qenë shumë interesant po nuk besoj se ka me qenë i njëjtë si i vitit të kalum se viti i kalum ka pas shumë dilema, shumë sene interesant që ka ndodh, ka pas lloj-lloj karakteresh të ndryshme me njeri-tjetrin që besoj që nuk ka qenë asnjëri me njeri-tjetrin krejt kanë pas dallim edhe qato besoj e ka bo “Big Brotherin” e kalum shumë ma interesant për me thy shikueshmërinë ma shumë se “Big Brotherit” e tjerë. Mendoj që ka me pas shumë emocione dhe shumë drama këtë vit që po vjen. Autorja din më sjell sene të reja në çdo “Big Brother” besoj që këtë vit ka me bo ma “fire”, ma flakë.”
Sfida për banorët e rinj:
“Sfida ma e madhe është që kanë me nejt vet pa familjarët dhe kanë me qenë në një shtëpi me njerëz që nuk i njohin. Kur hin aty nuk e dinë se me çfarë persona ki me u përballë – e qajo është sfida ma e madhe.”

Këshilla për të rinjtë:
“Mendoj që është shumë e rëndësishme të jesh vetvetja. Mos u përpiq të ndryshosh ose të aktrosh. Në fund, gjithmonë del se si je realisht.”
Përvoja personale:
“Si ish-banore, ende ndjej përkrahjen e publikut. Përvoja në BBVK më ka ndihmuar shumë, sepse e kam përdorur famën dhe mbështetjen për të hapur biznesin tim, i cili ka pasur shumë sukses. Madje po vjen edhe një projekt tjetër i ri, i cili është unik për Kosovën”, përfundoi ajo./Indeksonline/


