Ish-presidenti Sarkozy lirohet nga burgu
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të lirohet nga burgu pas afërsisht 20 ditësh.
Gjykata e Apelit e Parisit miratoi kërkesën e tij për lirim të hënën.
Ish-presidenti tani do të vihet nën mbikëqyrje gjyqësore.
Në aferën që kishte të bënte me ndihmën e supozuar të paligjshme financiare nga Libia për fushatën zgjedhore presidenciale të vitit 2007, një gjykatë në Paris e dënoi Sarkozinë me pesë vjet burgim për anëtarësim në një organizatë kriminale./Indeksonline/

