75 Mall Live Search
13:50 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / L A

Mitaj para ndeshjes me Andorrën: Objektivi është vetëm që të shkojmë në play-off

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e saj të fundit në kualifikueset për Botërorin 2026.

“Kuqezinjtë”, do të përballen fillimisht ndaj Andorrës, në një ndeshje “jetë a vdekje” dhe më pas ndaj Anglisë në Tiranë.

Një fitore e Shqipërisë ndaj Andorrës dhe humbja e Serbisë ndaj Anglisë, do t’i siguronte matematikisht kualifikimin në play-off.

Ylli kuqezi, Mario Mitaj foli rreth rëndësisë së të dyja ndeshjeve, ku tregoi qartë objektivat e kombëtares sonë.

“Objektivi është vetëm që të shkojmë në play-off. Jemi shumë afër, na duhen edhe këto dy ndeshje, fillimisht fitorja e parë me Andorrën dhe më pas shikojmë Anglinë”, deklaroi Mitaj./IndeksOnline/