Gashi i LDK-së thotë se zgjedhjet e përgjithshme janë zgjidhja e vetme për ta rikthyer funksionalitetin institucional
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi thotë se është koha t’i kthehemi nivelit nacional – sepse vendi ka ngecur.
Përmes një postimi në facebook, Gashi shkruan se Kosova nuk mund të ecë më me improvizime e pa drejtim.
Andaj, sipas tij zgjedhjet e përgjithshme janë zgjidhja e vetme reale për ta rikthyer besimin dhe funksionalitetin institucional.
“Le t’i mbajmë sa më shpejt, që Kosova të ketë qeveri që udhëheq, institucione që punojnë dhe politika që zhvillojnë. Kosova ka nevojë për drejtim. Dhe ky drejtim duhet të fillojë tani”, ka shkruar Gashi.

