75 Mall Live Search
20:04 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / BA

Ulutash vlerëson kontributin e Sllovakisë në misionin e KFOR-it në Kosovë

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti sot në takim komandantin e Forcave Operative Speciale sllovake, gjeneralmajor Jaroslav Kram.

Gjatë takimit gjeneralët shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për çështjet e sigurisë”, njofton KFOR.