Beqa i PDK-së: Rivotimi është i domosdoshëm për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve në Mitrovicën Jugore
Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas raportimeve lidhur me verifikimin e votave në Mitrovicë – Jugu.
Një fletëvotim me numër serik të një vendvotimi tjetër është provë e qartë se diçka nuk shkon dhe sipas tij, është shkelje e pastër e standardeve demokratike.
“Rivotimi është i domosdoshëm për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve”, shkruan ndër të tjera ai.

