Verifikohen 97 % e votave në Fushë-Kosovë, ky është përditësimi i fundit nga qendra komunale
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Fushë-Kosovë po vazhdon numërimi i votave për balotazhin që u zhvillua të dielën e 9 nëntorit.
Tashmë janë përditësuar të dhënat nga 57 vendvotime.
Sipas këtij përditësimi, nga kjo përqindje, 10,353 vota janë për Valon Prebrezën nga VV-ja dhe 8,383 vota janë për Besnik Osmanin nga LDK-ja.

Në këto qendra po bëhet edhe verifikimi i rezutateve nga formularët që janë plotësuar në vendvotime, pas numërimit të fletëvotimeve.

