“Mirëmëngjesi”! – Haradinaj ndan një moment të veçantë me nënën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nisur ditën me një postim të ngrohtë në rrjete sociale.
Ai ka ndarë një fotografi me nënën e tij, duke u uruar ndjekësve “mirëmëngjesi”, shkruan Indeksonline.
Në imazh, Haradinaj shihet pranë nënës së tij, ndërsa postimi është pritur me shumë komente pozitive dhe urime nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar gjestin e tij familjar dhe respektin ndaj prindërve.
Ky nuk është hera e parë që Haradinaj ndan momente të tilla, duke treguar anën e tij më të afërt dhe njerëzore përtej angazhimeve politike./Indeksonline/

