75 Mall Live Search
09:00 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / S Z

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëshit të fundit, janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje si dhe një lëndim i lehtë trupor, ku një grua është sulmuar nga bashkëshorti i saj në Mitrovicë të Veriut.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur në Obiliq, Fushë-Kosovë, Lipjan, Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë.

Lëndim i lehtë trupor

Mitrovicë – Veri 10.11.2025 – 02:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Dhunë në familje

·         Obiliq 10.11.2025 – 04:30. Ka ndodhur rasti “dhunë në familje”, ku të përfshirë kanë qenë bashkëshortët,  lëndime ka pësuar bashkëshorti dhe atij i është ofruar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

·         Fushë-Kosovë 10.11.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht tre anëtarë të familjes. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

·         Lipjan 10.11.2025 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin bashkëjeton. Viktima është strehuar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

·         Prishtinë  09.11.2025 – 15:00 – 18:00. Me 10.11.2025 viktima e mitur femër kosovare, ka raportuar se një ditë më parë babai i saj, i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

·         Prishtinë  10.11.2025-13:00. Janë shoqëruar dy meshkuj (vëllezër) njëri si i dyshuar dhe tjetri viktimë, në stacion policor për intervistim, pasi që ata për shkak të një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Rasti duke u hetuar.

Ferizaj 10.11.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë  10.11.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën-bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa me vullnetin e saj është kthyer te familja e vet. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.