75 Mall Live Search
11:04 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / Z S

“Jakup Krasniqi nuk ishte person i rëndësishëm në UÇK”

Diplomati amerikan, Christopher Hill, ka treguar përshtypjen e tij në lidhje me pyetjen e trupit gjykues se nëse “Jakup Krasniqi ishte person i rëndësishëm në UÇK”.

“Po, kjo ishte përshtypja ime”, u shpreh dëshmitari, njofton Klankosova.tv.

“Ju nuk e dinit se kush saktësisht e miratoi lirimin e ushtarëve jugosllavë”, ishte pyetja e trupit gjykues drejt Hillit.

Derisa diplomati amerikan u përgjigj duke thënë: “E saktë, nuk e dinim kush ishte përgjegjës atje”.

“Krasniqi kishte marrë disa udhëzime, nuk mendonit që ai nuk ishte një nga figurat kryesore”, vazhdoi gjykatësi.

Hill tha: “Këto janë mendime të pabazuara, por në mungesë të informacioneve të tjera, atëherë po”./Indeksonline/