Rasti i 25-vjeçares, reagon Brikey: Një vajzë me ëndrra u nis për të ndërtuar të ardhmen e saj, por u kthye në arkivol
Ish-banorja e “BBVK”-së, Brikenda Karrica, ka reaguar për rastin e 25-vjeçares nga Kosova e cila ishte studente në Tetovë.
Me anë të një shkrimi ku ka publikuar foton e saj ka shkruar:
“Një vajzë me ëndrra u nis për të ndërtuar të ardhmen e saj, por u kthye në arkivol.
Jo nga fati, por nga duart e një mashkulli maniak.
Sa vajza të tjera duhet të humbasin që të zgjohemi?
Drejtësi për Daorsën”.
Kujtojmë se ka pasur reagime të shumta edhe nga figura të tjera publike./Indeksonline/


