Trump urdhëron të mos lëshohen më viza për njerëzit mbipeshë
Donald Trump u ka udhëzuar zyrtarëve në ambasadat amerikane në mbarë botën që t’ua refuzojnë vizat njerëzve që janë mbipeshë ose që vuajnë nga probleme të caktuara shëndetësore.
Politika e re synon të parandalojë që emigrantët të bëhen më vonë të varur nga përfitimet shtetërore të mirëqenies sociale të financuara nga taksapaguesit, shkruan Indeksonline.
Prandaj, zyrtarët e ambasadës do të duhet të marrin në konsideratë gjendjen financiare, shëndetin dhe nevojat e mundshme për kujdes mjekësor afatgjatë të aplikantit përpara se të lëshojnë një vizë.
“Disa sëmundje – duke përfshirë, por pa u kufizuar në to, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e frymëmarrjes, kancerin, diabetin, sëmundjet metabolike, sëmundjet neurologjike dhe mendore – mund të rezultojnë në qindra mijëra dollarë në kosto trajtimi”, thuhet në letër, sipas raportimeve të mediave amerikane.
Përmenden gjithashtu obeziteti, apnea e gjumit, presioni i lartë i gjakut dhe astma./Indeksonline/

