Përfundon aventura e James në Meksikë, do të jetë lojtar i lirë nga janari
James Rodriguez do të largohet nga klubi meksikan, Club Leon.
Sipas Fabrizio Romanos, kolumbiani do të jetë lojtar i lirë nga janari i vitit të ardhshëm, ku do të jetë i hapur për klube të shumta qoftë në Amerikën Jugore apo edhe në Evropë.
James, do të tentojë të gjejë një klub sa më parë në mënyrë që të jetë në formë për Kampionatin Botëror, që zhvillohet në verën e ardhshme.
Kolumbiani, për Club Leon ka gjithsej 34 paraqitje ku shënoi 5 gola dhe bëri 9 asistime./IndeksOnline/

