75 Mall Live Search
19:48 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / MSH

Si ndodhi rrahja me sëpatë në Istog? Pamjet shpërfaqin rastin

IndeksOnline ka raportuar më herët rreth një incidenti në qendër të Istogut, ku një person u sulmua me sëpatë.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se si viktima bën hapa mbrapa, teksa i dyshuari me sëpatë në dorë i kanoset fizikisht.

Burime të IndeksOnline pohojnë se viktima e këtij sulmi është Isuf Zeqiraj, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në spitalin e Pejës.

Ndërkaq, i dyshuar është A.Rraci.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Njëri nga të përfshirët ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Personi i dyshuar, i cili sipas Policisë është i njohur për organet e rendit, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim” deklaroi Gashi.