Sikurse Yamal edhe Nico Williams largohet nga grumbullimi me Spanjën
Spanja humb edhe një yll të saj për ndeshjet e nëntorit.
Pas përjashtimit të Lamine Yamalit, tashmë edhe Nico Williams, do të jetë jashtë skuadrës së Luis De la Fuentes për ndeshjet ndaj Gjeorgjisë dhe Turqisë.
Ndonëse kishte luajtur për Bilbaon në ndeshjen ndaj Real Oviedos, Williams nuk është plotësisht gati të luajë për 90 minuta, pasi që kishte qenë i lënduar.
Kujtojmë se Spanja, luan ndeshjet ndaj Gjeorgjisë dhe Turqisë, më 15 dhe 18 nëntor./IndeksOnline/

