Facebook vendos t’i japë fund epokës së butonave “Like” dhe “Share” në këto vende
Kompania Meta ka njoftuar se butonat “Like” dhe “Share” do të hiqen përfundimisht, më 10 shkurt 2026.
Në një postim në blog, Meta bëri të ditur se administratorët e faqeve nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim shtesë për shkak të këtij ndryshimi, megjithatë, sipas dëshirës, mund t’i heqin ato edhe më herët.
Pas datës së caktuar, shtojcat e mbetura do të “ndalojnë të funksionojnë në mënyrë elegante” – që në praktikë do të thotë se do të shfaqen si elemente të padukshme me madhësi 0×0 pikselësh.
Ky ndryshim shënon fundin e një epoke për Facebook dhe kompaninë Meta. Shtojcat e jashtme “Like” dhe “Share” u prezantuan në vitin 2010, si një mënyrë që faqet të tërhiqnin më shumë vizita përmes rrjetit social, i cili atëherë ishte kanali kryesor për ndarjen e artikujve dhe përmbajtjeve.

