Gjendet një shok-bombë në Ferizaj
Një mjet i pashpërthyer është gjetur dje, në Ferizaj.
Rastin në polici e ka raportuar një ankues, i cili pohoi se në depon e shtëpisë së tij ka gjetur një mjet të pashpërthyer.
“Ne vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i PK-së për deminim e cila ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë, i cili ishte shok-bombë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bëhet me dije se për rastin u njoftua prokurori.
Rasti u iniciua si “Mjet i dyshimtë i pashpërthyer”, shkruan IndeksOnline.

