Ramush Haradinaj përkrah protestën e OVL të UÇK-së në Strasburg
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbështetur protestën e 16 nëntorit, që do të zhvillohet në Strasburg të Francës.
Protesta do të organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së, përpara Asamblesë Parlamentare të KE-së, shkruan IndeksOnline.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh: “Përjetë UÇK! Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare”!
OVL e UÇK-së dje deklaroi se ky aktivitet bart një domethënie të thellë për të gjithë ish-luftëtarët dhe qytetarët që besojnë në drejtësinë e luftës sonë çlirimtare dhe në mbrojtjen e dinjitetit të saj.
Protesta e Strasburgut është në vazhdën e protestave për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së./IndeksOnline/

