S’ka pushim te Real Madridi, Xabi Alonso mbajti stërvitje me lojtarët që s’janë të ftuar te kombëtaret
Skuadra e Real Madridit sot mbajti stërvitje edhe pse s’do ketë ndeshje për disa ditë shkaku i kombëtareve.
Xabi Alonso u trajnua me djelmoshat që s’janë ftuar te shtetet e tyre për ndeshjet e muajit nëntor, shkruan Indeksonline

Për çudi aty ka emra të mëdhenj, si: Rudiger, Trent-Arnold, Mendy, Ceballos, Lunin dhe Endric.
Kujtojmë që Real Madridi pas ndeshjeve ndërkombëtare do të luajë ndaj Elches më 23 nëntor.//Indeksonline//


