Albian Hajdari: Ne jemi gati! Në Sllloveni shkojmë për tri pikë
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar edhe sot me përkushtim të madh përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.
Seanca e radhës stërvitore është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në ambient pozitiv dhe me intensitet të lartë, teksa përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar.
Atmosfera brenda grupit është mjaft e mirë dhe ndjenja e besimit për sukses është e lart, teksa futbollistët po përgatiten me motiv të madh për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive dhe për ta mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit historik.
Pas stërvitjes u deklaruar mbrojtësi Albian Hajdari: “Atmosfera është shumë e mirë. Ne jemi gati. Stërvitja është shumë intensive dhe kualiteti shumë i mirë dhe deri tash gjithçka ka shkuar mirë. Ne do të përgatisim lojën kundër Sllovenisë për të marrë maksimumin, 3 pikët. Nuk është e lehtë të analizohet kundërshtari, sepse ndeshjen e parë e kemi luajtur këtu në ‘Fadil Vokrri’, kurse tani luajmë në Lubjanë. E dimë se na pret një ndeshje e vështirë, por trajneri është duke na përgatitur shumë mirë që në ditën e lojës ta japim maksimumin”, tha Hajdari.

