Musliu-Shoshi: Krasniqi dha sot një shembull të rrallë në politikën tonë, një akt përgjegjësie që nuk shihet shpesh
Sot, në një konferencë për media në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, Kryetari Memli Krasniqi ka njoftuar dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë, duke e cilësuar këtë vendim si “një hap reflektimi dhe përgjegjësie për krijimin e një momentumi të ri për PDK-në”.
Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovë, Ariana Musliu-Shoshi.
Sipas Musliut, Krasniqi dha sot një shembull të rrallë në politikën tonë, një akt përgjegjësie që nuk shihet shpesh.
”Memli Krasniqi dha sot një shembull të rrallë në politikën tonë, një akt përgjegjësie që nuk shihet shpesh. Dorëheqja e tij është dëshmi e standardeve që PDK ka ndërtuar ndër vite. Ai udhëhoqi me maturi, dinjitet dhe respekt, duke dëshmuar se forca e një kryetari qëndron në unitetin që krijon, jo në postin që mban”, ka shkruar Musliu-Shoshi.
Më tutje ajo është shprehur se PDK është më e madhe se çdo individ.
”Siç e tha edhe z. Krasniqi, PDK është më e madhe se çdo individ. Është shtëpia e njerëzve që nuk dorëzohen, që nuk frikësohen dhe që besojnë se përgjegjësia ndaj qytetarëve është mbi gjithçka tjetër.”
Koha e re që po vjen kërkon energji të re, unitet dhe vendosmëri dhe PDK ka gjithmonë njerëzit dhe vlerat për t’u ringritur edhe më e fortë, ka shtuar më tutje ajo./Indeksonline/

