Marka e Kim Kardashian arrin pasurinë në miliarda dollarë
SKIMS e Kim Kardashian sapo mori një rritje të madhe.
Marka e saj e veshjeve tani kap vlerë 5 miliardë dollarë – një miliard më shumë se vetëm dy vjet më parë, transmeton Indeksonline.
Ylli i reality show-t bëri zbulimin e madh së bashku me bashkëthemeluesin Jens Grede, duke njoftuar se SKIMS sapo ka marrë 225 milionë dollarë fonde të reja, duke e çuar vlerën e markës në shifër marramendëse.
SKIMS tashmë gjendet në 18 dyqane në të gjithë SHBA-në, nga Nju Jorku në Los Anxhelos e deri në Atlanta, si dhe ka platformën online.
Me këtë rritje të të ardhurash, Kim po planifikon ta çojë markën në të gjithë botën./Indeksonline/


