“Shikon shumë filma…”, përgjigjja epike e Ronaldos kur i bëhet skenari për golin e tij të 1000-të
Cristiano Ronaldo u paraqit në konferencë për media te Kombëtarja e Portugalisë, para ndeshjeve të nëntorit të vlefshme për Kupën e Botës 2026.
Ylli i Al Nassr mori një pyetje interesante nga gazetarët portugez, shkruan Indeksonline
Në fakt, gazetari në fjalë bëri një skenarë interesant për golin e 1000-të të Ronaldos.
“Imagjino, të shënosh golin e 1000-të në një finale të Kupës së Botës dhe ju të bëheni kampion”, u shpreh gazetari
Kurse Ronaldo tha: “Duket se ju shikoni shumë filma. Por, kjo është përfekte nëse ndodh…!
“Sigurisht që këto statistika që ju i përmendet më bëjnë të lumtur. Dua të luaj në Kupën e Botës dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu”.
Portuaglia sot luan ndaj Irlandës, kurse pas tri ditësh ndaj Armenisë. /Indeksonline/

