Kader Kicaj zbulon të pathënat e “Big Brother”-it: “Ishte eksperiencë që s’harrohet kurrë”
Ish-banorja e “Big Brother”-it, Kader Kicaj, njihet si një nga femrat më të komentuar në mediat rozë.
Për Indeksonline ajo ka ndarë përvojën e saj në reality show, duke e cilësuar si një eksperiencë të paharrueshme.

“‘Big Brother’ më ka dhënë një eksperiencë shumë të mirë. Është një gjë që nuk mundem me harru asnjëherë, se e kam shiju në maksimum”, tha Kaderi.
Ajo ka komentuar edhe për lajmet e fundit lidhur me mundësinë që në edicionin e ri të “Big Brother” të marrë pjesë një grua e mbuluar.
“Për Igballen nuk mundem me paragjyku, por nuk e di si mundet me funksionu në ambient ku vëzhgohesh nga kamera 24 orë, sidomos pjesa e tushit. Por prapë se prapë nuk e paragjykoj. Shpresoj që ‘Vëllai i Madh’ të ketë bërë diçka më speciale për ato të mbuluarat, ndonjë dhomë apo pjesë ku mund të pastrohen lirshëm e pa kamera”, u shpreh ajo.

Kaderi ka folur edhe për jetën pas daljes nga “Big Brother”:
“Daljen pas ‘Bigut’ e kam përjetu tepër mirë. Kam marrë shumë dashuri nga publiku, aq sa nuk e kam prit. Kjo për shkak se publiku mësohet të kalojë 24/7 me ne gjatë qëndrimit në shtëpi dhe në njëfarë forme ambientohen me ne.”
Sipas saj, pjesëmarrja në reality show e ka ndihmuar edhe profesionalisht:
“Në vitin 2016 kam qenë e njohur në Prizren, por kjo eksperiencë më ka ndihmuar shumë për qëllimet e mia. Akoma kam mbështetjen e publikut dhe falë tyre jam ku jam sot. Kam oferta pune si në Kosovë, Shqipëri, po ashtu edhe jashtë kufijve”, përfundoi ajo./Indeksonline/


