Zjarrfikësit parandalojnë djegien e një veture në Prishtinë
Zjarrfikësit në Prishtinë kanë parandaluar sot djegien e një veture.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani”, në qendër të qytetit, raporton IndeksOnline.
Në pamjet e siguruara shihen kamionët e zjarrfikësve që nxitojnë për te vendi i ngjarjes.
Me të arritur, zjarrfikësit nisin intervenimin në një veturë të tipit “Range Rover”, që kishte defekt teknik dhe ishte ngrohur më shumë se ç’duhej.
Zjarrfikësit nisën ftohjen e veturës me ujë, për të parandaluar djegien e saj.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:

