75 Mall Live Search
14:34 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / S Z

Prenkaj: Presidentja ka bërë shkelje kushtetuese me mandatimin e Konjufcës

Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, ka kritikuar presidenten, Vjosa Osmani e cila ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë në mungesë të numrit të votave të nevojshme.

Në një intervistë për RTV21 ambasadori Prenkaj tha se partitë parlamentare mund të dorëzojnë ankesë në Gjykatën Kushteutese kundër këtij vendimi. Sipas ambasadorit Prenkaj, mandatari Konjufca po blen kohë për të “peshkuar”deputet.

‘’Akgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 sqaron shumë qartë se kush mund ta formojë Qeverinë. Qeverinë mund ta formojë ajo parti apo koalicion e cila i ka votat e mjaftueshme. Mendoj se presidentja ka bërë shkelje kushtetuese dhe ishte dashur që partitë politike të tjera të mbledhin numrin e mjaftushëm të votave që të dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese që të merr vendim meritor.  Sipas këtij akgjykimi, del se partia fituese LVV-ja nuk ka numra të mjaftueshëm të votave për të formuar Qeverinë pa hyrë në koalicion me ndonjë parti tjetër politike parlamentare. Zgjatja e mandatarit të dytë nga LVV-ja ka të bëjë me blerje kohe dhe tash siç ka hyrë në zhargonin publik “peshkim” të votave eventuale. Pras, Konjufca edhe deklaratën e parë kur është mandatuar tha se nuk është i interesuar për një koalicion për të formuar Qeverinë, por thërret partitë politike që ta votojnë. Jemi në një pozicion i cili është jo kushtetues nga ana e presidentes dhe nga ana tjetër kemi një parti politike e cila ka dal e para nga zgjedhjet e fundit por e cila nuk i ka votat e mjaftueshme për të formuar Qeverinë”, tha Prenkaj.