75 Mall Live Search
15:45 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / G T

Messi falënderon tifozët e pranishëm në stadiumin e Elches: Është kënaqësi, keni treguar gjithmonë dashni për mua!

Kombëtarja e Argjentinës sot mbajti seancë stërvitore në stadiumin e Elches, para miqësores ndaj Angolës.

I gjithë stadiumi ishte i mbushur, për të përkrahur djelmoshat e Argjentinës, në veçanti, Lionel Messin, shkruan Indeksonline

Në rrjetet sociale, Messi ka falënderuar të pranishmit në stadium.

“Ka kaluar ca kohë që kur kam ardhur këtu dhe, të them të drejtën, dashuria që më keni treguar gjithmonë në çdo vend që kam shkuar më prek ende.

“Faleminderit shumë të gjithëve që erdhën sot, kishte edhe shumë argjentinas!!! Është gjithmonë kënaqësi t’ju shoh të gjithëve përsëri.”

Nesër nga ora 17:00, kampioni aktual i Botës zhvillon miqësore ndaj Angolës./Indeksonline/