ShSKUK furnizohet me materiale të mjaftueshme për shërbimet e hemodializës
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton opinionin publik se sot po realizohet furnizimi me materiale, në sasi të nevojshme për shërbimet e hemodializës, në të gjitha njësitë në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme.
“Sqarojmë se, përkundër disa telasheve teknike gjatë furnizimit në ditët e fundit, asnjë pacient nuk ka mbetur pa e marrë shërbimin e nevojshëm në QKUK dhe spitalet e përgjithshme”, thuhet në njoftimin e ShSKUK.
Sipas njoftimit, furnizimi po bëhet në sasi të mjaftueshme, konform kërkesave, për të siguruar kontinuitet të trajtimit të pacientëve. /IndeksOnline/

