75 Mall Live Search
07:31 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / Z S

Vetëvendosje bëhet gati për zgjedhje të reja? Flet Jeta Statovci

Deputetja Jeta Statovci, ka folur rreth aludimeve se Lëvizja Vetëvendosje është bërë gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Të enjten në “DPT te Fidani”, ajo mohoi këto pretendime, duke theksuar se besojnë se qeveria “Konjufca” do të krijohet.

“Ne jemi brenda besimit që do të ketë reflektim, qoftë nga subjektet politike, qoftë nga individët”, u shpreh ajo.

Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca, ka afat për ta bërë qeverinë ose jo deri më 19 nëntor, derisa seanca ku do të ndodhë votimi i tij akoma nuk është caktuar./Indeksonline/