75 Mall Live Search
07:35 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / G T

Juljan Shehu tregohet i sinqertë: S’e kam menduar që do jemi këtu…!

Juljan Shehu ishte një nga lojtart më të mirë të Kombëtares shqiptare në fitoren historike ndaj Andorrës. Kuqezinjtë triumfuan 1-0 ndaj Andorrës, duke siguruar kështu edhe kualifikimin për herë të parë në “Play-Off” të Kupës së Botës.

Pas sfidës Shehu ka folur dhe ka theksuar se nuk mendonte se do të ishin këtu. Ndër të tjera shprehet se tashmë po ëndërrojnë edhe kualifikimin në Botëror.

“DEBUTIMI ME ANDORRËN- Të them të drejtën në ndeshjen e parë nuk e mendoja se do jemi këtu. E dinim që është e vështirë dhe ka qenë rrugëtim i bukur shumë. Nuk kam fjalë. Falënderoj ekipin sepse pa ta nuk do të ishim këtu. E kemi merituar të jemi këtu. Kemi bërë ndeshje të mira dhe të bukura e duhet ta shijojmë pak këtë moment. Falënderoj tifozët sepse na u duk sikur po luanim në shtëpi sot. Ishte arritje ndër më të mëdhat e futbollit në Shqipëri.

TOPAT E GJATË- Unë mendoj se kur luan me ekipe të dobëta në letër, ka presion dhe trysni për të shënuar shpejt. Kjo e fut ekipin në presion dhe bëjmë gabime të thjeshta. Hyjmë në presion me veten por në të dytën kishte hapësira dhe i shfrytëzuam. Bëmë disa ndrsyhime taktike që na i tha trajneir dhe shkuan gjërat perfekt.

FORMACIONI TITULLAR- Faleminderit për fjalët e mira. Jemi të fokusuar te Anglia dhe duam ta shijojmë. Ëndërr e kemi Botërorin dhe po mendojmë seriozisht tani për Play Off-in. Shpresoj ta realizojmë këtë ëndërr që kemi të gjithë shqiptarët”, ka përfunduar mesfushori.